21. September 2026

Shkëlqen Palmer, Chelsea fiton Kupën e Botës për Klube

Chelsea ka triumfuar në finalen e Kupës së Botës për Klube, duke mposhtur kampionin evropian Paris Saint-Germain me rezultatin 3:0 në MetLife Stadium.

Lojtari i ndeshjes ishte Cole Palmer, i cili shënoi dy gola dhe dha një asistim për Joao Pedro, përcjellë “Kërlaçki”.

Të tre golat e Chelseat u realizuan në pjesën e parë të takimit, ndërsa në pjesën e dytë PSG nuk arriti të krijojë asnjë rrezik serioz për portën kundërshtare.

Ky sukses e bën Chelsean ekipin e parë në botë që ka fituar të gjitha trofetë më të rëndësishëm ndërkombëtarë në futboll, pasi kompletoi koleksionin evropian pas fitimit të UEFA Conference League dhe tani Kupës së Botës për Klube.

Në anën tjetër, parisienët mbyllën një edicion të suksesshëm pasi që e fituan tripletën – titullin në Ligue 1, Kupën e Francës dhe Ligën e Kampionëve.

Chelsea
Chelsea