Ekipi U19 i klubit 2 Korriku do të përballet nesër me bashkëmoshatarët e Hibernian F.C. në kuadër të ndeshjes kthyese të raundit të dytë të UEFA Youth League, në rrugën e kampionëve kombëtarë.
Ndeshja do të zhvillohet më 5 nëntor 2025, duke filluar nga ora 13:00, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Në takimin e parë, zhvilluar në Skoci, 2 Korriku pësoi humbje me rezultat 4-0, çka e vendos ekipin kosovar përballë një sfide të vështirë për kualifikim. Megjithatë, djelmoshat e trajnerit Ardit Gashi do të kërkojnë një paraqitje dinjitoze para publikut vendas dhe të përfitojnë nga përvoja ndërkombëtare.
Ndeshja do të drejtohet nga arbitri çek Dominik Starý, me ndihmësit Lukas Slavicek dhe Petr Kotalík, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Ersen Janovali nga Kosova.
2 Korriku pëson humbje të thellë në Skoci – Hibernian dominon 4-0