19. September 2026

Real mposhtë Borussinë, në finale para finales ndeshet me PSG (video)

Real Madrid - Borussia Dortmund

Real Madrid ka fituar një ndeshje emocionuese ndaj Borussia Dortmund me rezultatin 3:2 dhe është kualifikuar për në gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube. Në këtë përballje, Gonzalo Garcia (10′), Fran Garcia (20′) dhe Kylian Mbappé (90+4′) shënuan për madrilenët, ndërsa Maximilian Beier (90+2′) dhe Serhou Guirassy (90+8′) realizuan për gjermanët.

Pjesa e parë dominimi i Realit

Real Madrid kaloi në avantazh që në minutën e 10-të, kur Arda Güler asistoi dhe Gonzalo Garcia shënoi me kokë pas një dueli ajror. Dymbëdhjetë minuta më vonë, pas një krosimi të saktë nga Alexander-Arnold, Fran Garcia dyfishoi epërsinë me një goditje të fuqishme. Borussia tentoi të reagonte, por pa sukses, duke u kthyer në dhomat e zhveshjes me disavantazh prej dy golash.

Pjesa e dytë dramatike

Në minutën e 67-të, Luka Modrić hyri në lojë dhe ndikoi menjëherë me pasime të mençura. Në minutën e 92, Beier shënoi për 2:1 pas një topi të kthyer nga mbrojtja e Realit. Dy minuta më vonë, Mbappé shënoi një gol spektakolar me “kërthizë”, duke e çuar rezultatin në 3:1. Megjithatë, në minutën e 95, Guirassy realizoi nga pika e bardhë pas një faulli të Huijsen ndaj tij, duke e ngushtuar diferencën në 3:2. Në minutën e 100, Sabitzer pati mundësinë e barazimit, por portieri Thibaut Courtois bëri një pritje të jashtëzakonshme, duke shpëtuar Realin nga një mundësi e rrezikshme për të shkuar në kohë shtesë.

Ky triumf i çon madrilenët në gjysmëfinale, ku do të përballen me Paris Saint-Germain. Ky ishte një test i vështirë për ekipin e trajnerit Niko Kovač, por ata arritën të ruajnë epërsinë dhe të kalojnë tutje. Courtois u vlerësua si lojtari i ndeshjes për pritjet e tij vendimtare në fund.

DY GOLAT E GARCIA

Goli i dytë i Gonzalo Garcia

https://x.com/DAZNFootball/status/1941594084210065697

Goli i parë i Gonzalo Garcia

https://x.com/DAZNFootball/status/1941591456747024615/video/1

 

Përbërja e ekipeve

Courtois

Alexander-Arnold

Rüdiger

Huijsen

Fran García

Valverde

Tchouaméni

Arda Güler

Bellingham

Vinicius

Gonzalo Garcia

Kobel

Süle

Anton

Bensebaini

Ryerson

Pascal Groß

Brandt

Sabitzer

Svensson

Adeyemi

Guirassy

 

Lini një Koment