Drilon Hazrollaj ka debutuar në minutën e 67-të të pjesës së dytë me skuadrën e tij, Rapid Bukuresht me fitoren si mysafire të Arges Pitesti (2-0)
Rapidi ka nisur kampionatin si është më së miri, me fitore në udhëtim, 2-0. Për skuadrën e njohur nga kryqyteti rumun, ka debutuar edhe njëri prej transfereve më të mëdha të futbollit kosovar, Drilon Hazrollaj i cili këtë verë u transferua te gjigantët rumun.

Driloni, për 23-minuta lojë, u paraqit në krahun e djathtë ku regjistroi tre driblime të suksesshme, dhjetë duele të fituara, prej tyre dy në ajër.
Ndërsa në ndeshje u paraqit edhe Leard Sadriu, i posa transferuar te Arges Pitesti nga skuadra sllovene, Mura. Qendërmbrojtësi 24-vjeçar i lindur në Ferizaj pati paraqitje solide për skuadrën e tij.
