
Presidenti i Sportingu, Frederico Varandas, njoftoi se do ta ndëshkojë me gjobë golashënuesin më të mirë evropian, Viktor Gyokeres (27), i cili nuk u paraqit në kohë për përgatitjet e sezonit të ri. Ai do të duhet gjithashtu të kërkojë falje shokëve të skuadrës për mungesën e tij. Sulmuesi suedez kishte marrë pushim të zgjatur nga klubi, por pavarësisht kësaj, nuk u paraqit të shtunën në stërvitjet e Sportingu.
Mediat vlerësojnë se me këtë veprim ai po kërkon të ushtrojë presion shtesë mbi drejtuesit e klubit, të cilët për momentin nuk lëshojnë pe përsa i përket klauzolës së shkëputjes nga kontrata, përcjellë Kërlaçki.
Gyokeres, i cili sezonin e kaluar shënoi plot 54 gola në të gjitha garat, ka kontratë me Sportingun edhe për tre vite të tjera, por londinezët e Arsenalit po përpiqen me çdo kusht ta transferojnë atë. Ata kanë ofruar 70 milionë euro, por Sporting vazhdon të kërkojë 100 milionë euro, shumën e përcaktuar në klauzolën e kontratës.
97 gola për Sportingun
“Nuk është askush mbi klubin. Gyokeres do të ndëshkohet me gjobë dhe do të duhet të kërkojë falje shokëve të skuadrës. Ata që e organizuan këtë për të më bërë presion, janë duke gabuar rëndë. Ky veprim vetëm do t’i vështirësojë situatën atij”, përcjellin mediet ndërkombëtare qëndimin e presidentit të kampionëve portugez.
Gyokeres u bashkua me klubin nga Lisbona verën e vitit 2023 nga skuadra angleze e ligës së dytë, Coventry, në një transferim prej 24 milionë eurosh. Në dy sezonet me Sportingun, ai ka shënuar 97 gola dhe ka dhënë 28 asistime.