Entuziazëm i jashtëzakonshëm në Rrogozhinë! Klubi i futbollit Egnatia ka njoftuar se të gjitha biletat për ndeshjen e kthimit në raundin e tretë kualifikues të UEFA Conference League janë shitur.
Përballja e sotme, e cila zhvillohet në Arena Egnatia duke nisur nga ora 21:00, është tejet vendimtare për skuadrën e drejtuar nga Edlir Tetova, që kërkon një vend në fazën play-off të kompeticionit.
Takimi i parë në transfertë në Ljublanë përfundoi me barazim pa gola (0-0), çka i jep Egnatias shpresa reale për të siguruar kualifikimin për raundin tjetër, përballë mbështetjes së zjarrtë të tifozëve që do të mbushin stadiumin.