Ballkani turpërohet dhe eliminohet në Irlandë: Humbje e rëndë 4-0 ndaj Shamrock Rovers

Shamrock - Ballkani 4-0
Shamrock - Ballkani 4-0

Skuadra e Ballkanit ka përjetuar një disfatë të rëndë në ndeshjen e kthimit ndaj Shamrock Rovers në Irlandë, duke u eliminuar nga garat evropiane me një rezultat tronditës 4-0.

Skuadra nga Suhareka u dominuan plotësisht në “Tallaght Stadium”, ku vendasit e nisën serinë e golave në fundin e pjesës së parë, me Gaffney që realizoi në minutën e 45+1’.

Vetëm tre minuta pas rifillimit të lojës, Gaffney shënoi sërish pas një pasimi nga Malley, duke dyfishuar epërsinë. Në minutën e 55’, Honohan realizoi golin e tretë për irlandezët, duke i dhënë ndeshjes një kthesë dramatike.

Turpi u plotësua në minutën e 67’, kur Burke vulosi rezultatin përfundimtar 4-0.

Ballkani, që kishte pritshmëri më të mëdha për këtë përballje, sidomos pas fitores (1-0) në Prishtinë dhe paraqitjes bindëse që kishin treaguar, por sonte u treguan të pafuqishëm në fushë, duke zhgënjyer totalisht tifozët dhe opinionin sportiv. Një eliminim i dhimbshëm dhe humbje që ngre shumë pikëpyetje mbi përgatitjen dhe performancën e skuadrës në arenën ndërkombëtare.

shamrock - ballkanit 1-0
Shamrock – Ballkanit 1-0