
Në xhiron e parë të La Ligës, Barcelona fitoi bindshëm 3:0 kundër Mallorcës, me Vedat Muriqitn, që u ndëshkua me karton të kuq.
Në minutën e 23-të, katalanasit tashmë po ecnin 2:0, dhe më pas situata u lehtësua nga futbollistët vendas, të cilët morën dy kartonë të kuq deri në fund të pjesës së parë.
Së pari, në minutën e 33-të, Manu Morlanes mori një karton të verdhë, dhe vetëm gjashtë minuta më vonë, Vedat Muriqi u ndëshkua me një përjashtim të drejtpërdrejtë.
Në një përpjekje për të arritur topin para portierit të Barcelonës, Joan Garcia, Muriqi e ngriti këmbën lart dhe e goditi Garcian në kokë me këpucën e tij.
Gjyqtari fillimisht i dha karton të verdhë, dhe pas ndërhyrjes së VAR-it, një të kuq. Pasojat e goditjes ndaj portierit u panë më së miri pas ndeshjes, pasi fytyra e Garcias ishte ënjtur rëndë.
📸 – Joan Garcia’s face due to Muriqi’s challenge. #fcblive pic.twitter.com/ysJpH42Ma6
— BarçaTimes (@BarcaTimes) August 16, 2025
“Më godet në fytyrë. Nuk e kam parë përsëritjen, por më godet në fytyrë. Nuk e di me cilën pjesë të trupit të tij, por më godet në fytyrë”.
“Nëse VAR-i ka thënë që është karton i kuq, atëherë ashtu qenka. Tani do vendos pak akull”, dekaroi Garcia.