Vushtrria e nis kampionatin me barazim në Pejë me disa të rinj në skuadër

FC Vushtrria
FC Vushtrria

Skuadra njëherë kampione e Kosovës, e cila nga Superliga u nda vetëm pas ekzekutimit me penallti në barazh me Llapin, e nisi stinorin e ri me një pikë të fituar në udhëtim.

Megjithëse skuadra e kaltër ishte më e mirë dhe lehtësisht mund të kthehej me tri pikë nga fusha me bari sintetik “Tahir Vokshi” në Brestovik të Pejës, ajo mund të jetë ndarë e kënaqur edhe me një pikë të fituar – sidomos pas mungesës së Bujar Shabanit, Daut Maxhunit dhe mungesës së Armend Dallkut në bankinë, përcjellë “Kërlaçki”.

Besa - Vushtrria 1:1
BesaVushtrria 1:1

Skuadra në përbërjen e saj pati disa të rinj premtues dhe titullarë, si qendërsulmuesi i ardhur nga juniorët e skuadrës, Erijon Krasniqi (i lindur më 2006), mesfushori ofensiv Dardan Ademi (i lindur më 2006), djali i dikurshëm i futbollistit të shpejtë të Vushtrrisë dhe Prishtinës, Tahir Ademit – edhe ky nga skuadra juniore.

Pastaj edhe mbrojtësi i djathtë Qazim Rexhaj, ardhja e fundit nga Ballkani U21, kapiten i saj (i lindur më 2004), dhe Festim Haxhiu, qendërmbrojtës i ardhur nga Vjosa e Shtimes (21 vjeç).

Vushtrria në javën e ardhshme pret Kikën e Hogoshtit.

Dragusha: Jemi skuadra më e re në ligë, presim një tjetër kampionat të suksesshëm!