Labinot Haziri pas humbjes ndaj Vëllaznimit: Krijuam shumë, por na ndëshkoi ekipi me përvojë

Labinot Haziri
Labinot Haziri

Pas humbjes së dytë radhazi në kampionat, kësaj here ndaj Vëllaznimit me rezultat 2:0, kryetrajneri i 2 Korrikut, Labinot Haziri, ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij, veçanërisht për angazhimin dhe krijimin e rasteve gjatë pjesës së parë të takimit.

2 korriku

“Jam shumë i kënaqur me angazhimin e futbollistëve. E dimë që jemi një skuadër e re, me lojtarë të rinj, dhe megjithatë krijuam shumë raste për gol”, deklaroi Haziri për Kërlaçkin

Pavarësisht dominimit në fazën fillestare, skuadra e tij nuk arriti të konkretizojë rastet, ndërsa përvoja e kundërshtarit rezultoi vendimtare.

“Vëllaznimi, me më shumë përvojë, na ndëshkoi nga dy momente. Megjithatë, kjo nuk e zbeh punën apo përkushtimin tonë në fushë”, shtoi ai.

Trajneri i skuadrës prishtinase u shpreh optimist për të ardhmen, duke theksuar se forma e gjatë e kampionatit dhe sistemi i ri i garës do t’i japë kohë dhe hapësirë ekipit për të gjetur ritmin dhe rezultatin.

“Kampionati është i gjatë, me një format ndryshe nga sezonet e kaluara. Besoj se në vazhdim do të vijmë edhe te goli, dhe bashkë me të, edhe te rezultatet pozitive,” përfundoi Haziri.

labinot haziri
labinot haziri