Kalo te përmbajtja
Montag, 3 August 2026
Futboll Internacional

Shënojnë Bardhi dhe Qamili, Maqedonia e Veriut fuqishëm në garë për kualifikim në Botëror

Enis Bardhi ka shkëlqyer për Maqedoninë e Veriut, duke shënuar një gol dhe dhënë një asistim në fitoren e thellë 5:0 ndaj Lihtenshtajnit.

Ndeshja u zhvillua të dielën mbrëma në Shkup, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Përveç Bardhit, në listën e golashënuesve u fut edhe Liridon Qamili, i cili realizoi një gol pas një asistimi nga Ezgjan Alioski.

Në formacionin bazë për vendasit u paraqitën Bardhi, Isnik Alimi dhe Alioski, ndërsa në pjesën e dytë trajneri aktivizoi edhe Reshat Ramadanin.

Kjo është fitorja e tretë e Maqedonisë së Veriut në Grupin J, ku ka edhe dy barazime.

Me 11 pikë, skuadra mbetet fuqishëm në garë për një vend në Botëror.