
Spanja ka dhuruar spektakël në kualifikimet e Kupës së Botës 2026, duke e mposhtur Turqinë me rezultat bindës 6:0 në Konya.
Për vendasit kjo ishte një mbrëmje për t’u harruar, pasi nuk arritën të rezistonin ndaj fuqisë së lojës spanjolle.
Lojtari kryesor i ndeshjes ishte Mikel Merino, i cili realizoi tripletë.
Mesfushori spanjoll tregoi instinkt të lartë golashënues dhe i udhëhoqi bashkëlojtarët drejt një fitoreje të thellë.
Përveç tij, Pedri shënoi dy herë, ndërsa Ferran Torres kompletoi listën e golashënuesve.
Me këtë fitore, Spanja ka grumbulluar gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para, duke e nisur në mënyrën më të mirë fushatën kualifikuese.
Ndërkohë, Turqia mbetet me tri pikë pas dy ndeshjeve.