“Ka një të majtë të jashtëzakonshme, do të na jap shumë asistime” – David me fjalë të mëdha për Zhegrovën

#post_seo_title

Jonathan David dhe Edon Zhegrova janë dy nga afrimet më të bujshme të Juventusit në merkaton verore, duke rikthyer një partneritet të njohur nga ditët e tyre te Lille.

David u transferua në Torino si lojtar i lirë, ndërsa Zhegrova u bashkua me bardhezinjtë në ditën e fundit të afatit kalimtar, duke kompletuar një lëvizje që ngjalli shumë interes në Itali.

Sulmuesi kanadez foli me nota të larta për ish-bashkëlojtarin e tij, duke e cilësuar kosovarin si një përforcim të madh për Juventusin.

“Kam ndarë disa sezone me të. Edoni është një lojtar i jashtëzakonshëm, me një këmbë të majtë fantastike dhe driblim të shkëlqyer. Ai është një blerje e madhe”, u shpreh David.

ka një të majtë të jashtëzakonshme do të na jap shumë asistime david me fjalë të mëdha për zhegrovën - kërlaçki

Ai shtoi se lidhja mes tyre nuk ka qenë vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, gjë që sipas tij ka ndihmuar shumë ekipin gjatë aventurës në Ligue 1.

“Te Lille kemi pasur gjithmonë marrëdhënie të shkëlqyer. Ekziston një lidhje e veçantë midis nesh dhe kjo do të na ndihmojë shumë edhe te Juventus”, theksoi kanadezi.

Deklaratat e tij konfirmojnë pritshmëritë e mëdha që kampionët e Italisë kanë për Zhegrovën, i cili pritet të sjellë kreativitet, driblim dhe asistime për repartin ofensiv të skuadrës.