
Legjenda e futbollit shqiptar, Rudi Vata, ka vlerësuar ndikimin e madh që futbollistët nga Kosova kanë pasur në Kombëtaren shqiptare gjatë dy dekadave të fundit.
Në një intervistë për A2CNN, ai theksoi se lojtarët kryesorë të kuqezinjve shpesh kanë ardhur nga Kosova, duke sjellë një cilësi dhe dëshirë të veçantë për të dhënë maksimumin.
“Po të shikosh dy dekadat e fundit, lojtarët kryesorë të Kombëtares shqiptare kanë qenë nga Kosova”.
“Shqipërisë i mungon ajo që Kosova e ka. Ndoshta nga që jemi më të ngopur ose më të llastuar”, u shpreh Vata.
Duke folur për të ardhmen e futbollit kosovar, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare theksoi se Kosova është e vendosur të bëjë emër në arenën ndërkombëtare.
“Kosova ka një dëshirë për t’u prezantuar. Do të njihet. Do të jetë në pjacën e më të mirëve”, përfundoi ai.