
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova, ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm në javën e shtatë të kampionatit bullgar, duke shënuar nga një distancë më e gjatë se gjysma e fushës.
Lumbardh Dellova might’ve just scored the goal of the season for CSKA Sofia! 🤩🇽🇰 pic.twitter.com/rqHEJPmhC4
— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) September 13, 2025
Në përballjen ndaj Septemvri Sofias, skuadra e tij, CSKA Sofia, arriti të sigurojë tre pikë të plota me dy gola të vonshëm në sekondat e fundit të ndeshjes, pas një periudhe të gjatë pa fitore. Dellova zhbllokoi rezultatin me një goditje spektakolare, por kundërshtarët nga kryeqyteti barazuan në minutën e 83-të, përpara se CSKA të rikthehej në avantazh.
Ky ishte goli i parë sezonal për Dellovën në gjashtë paraqitje, ndërsa në total ka arritur të shënojë tre herë që nga transferimi në skuadrën bullgare, përveç dy asistimeve të dhëna.