Zbulohet klauzola e largimit të Jose Mourinhos nga Benfica, që mund ta çojë drejt shkarkimit brenda një viti!

jose mourinho
Jose Mourinho

Vetëm 20 ditë pas shkarkimit nga Fenerbahçe, Jose Mourinho u rikthye te Benfica si trajner, por detajet e kontratës së tij dyvjeçare kanë ngritur menjëherë diskutime.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar, ekziston një klauzolë që lejon largimin e tij në fund të këtij sezoni, me një tarifë kompensimi dukshëm më të ulët nëse shkarkohet më herët. Po ashtu, nëse Mourinho jep dorëheqje, ai duhet t’i paguajë klubit shumën ekuivalente.

Gjatë prezantimit, 62-vjeçari u shpreh se kalimi te Fenerbahçe ishte një gabim: “Nuk ishte niveli im kulturor e futbollistik. Dhashë gjithçka deri në fund, por të udhëheqësh Benfican do të thotë të rikthehem në nivelin tim. Ky është klubi më i madh në botë.”

Ai shtoi se beson fuqishëm se Benfica ka gjithçka për të fituar kampionatin, duke theksuar se nuk bën premtime, por ka bindjen se kjo skuadër duhet të shpallet kampione.

Ky është një rikthim i bujshëm për Mourinhon, i cili pati drejtuar Benfican shkurtimisht në vitin 2000, përpara se të largohej mes ndryshimeve në bordin drejtues.

jose mourinho
jose mourinho