
Real Madridi i Xabi Alonsos vazhdoi ecurinë e tij të pandalshme në La Liga, duke fituar 2-0 ndaj Espanyolit dhe duke ruajtur 100% e pikëve pas pesë javëve. Pas një fillimi të qetë, ishte Eder Militao që zhbllokoi rezultatin me një goditje të fuqishme nga distanca, të cilën portieri Marko Dmitroviç nuk arriti ta ndalonte.
🚨🇪🇸 WHAT A BEAITUFUL GOAL FROM MILITAO !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Real Madrid 1-0 Espanyol. pic.twitter.com/tLvdyGqnXN
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) September 20, 2025
Në pjesën e dytë, vetëm dy minuta pas rifillimit, Kylian Mbappe dyfishoi avantazhin me një goditje elegante në shtyllën e afërt. Espanyoli tentoi të reagojë me zëvendësime të shumta, por rreziku më i madh i tyre mbeti një goditje standarde e Edu Exposito që kaloi shumë pranë.
EDER MILITAOOOO WHAT A GOALLLL!!!!!!!
Real Madrid 1-0 Espanyol pic.twitter.com/M24XW9wI5o
— TM7🇵🇹 (@totalmadrid7) September 20, 2025
Los Blancos kishin shansin të shënonin edhe të tretin, por tentativa e Vinicius Jr. u ndal nga shtylla. Në fund, fitorja vulosi një tjetër sukses të pastër për madrilenët, të cilët regjistrojnë 10 fitore në 11 ndeshjet e fundit në “Bernabéu” dhe marrin kreun e tabelës, ndërsa i japin fund serisë pa humbje të Espanyolit.