Mirlind Daku në superformë: 9 gola dhe vlera arrin 10 milionë euro

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, po kalon një formë të shkëlqyer me Rubin Kazan, ku ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës. Në barazimin 2-2 në udhëtim ndaj Akron Togliatti, ai shënoi në minutën e 54-të, duke i dhënë përkohësisht epërsinë skuadrës së tij.

Ky ishte goli i 9-të sezonal për Dakun (8 në kampionat dhe 1 në Kupë), duke e konfirmuar si një nga sulmuesit më më produktivë të elitës ruse duke ndarë pozitën e parë në kampionat me rusin Alexey Batrakov të Lokomotiv Moska. Me këtë formë, vlera e tij në Transfermarkt është rritur në 10 milionë euro.

Rubin Kazan aktualisht ka grumbulluar 15 pikë, vetëm 4 më pak se lideri Krasnodar. Ndërkohë, Daku në nivel kombëtar numëron 13 paraqitje dhe një gol me fanellën kuqezi, duke pritur të shndërrojë formën e tij të mirë edhe në përfaqësuese.

Në ndeshje u paraqit edhe mesfushori reprezentues i Kosovës, Veldin Hoxha.