Kalo te përmbajtja
Wednesday, 24 June 2026
Diaspora

Vedat Muriqi i pandalshëm, shënon ndaj Atletico Madridit për t’ia siguruar Mallorcas një pikë

Vedat Muriqi po shkëlqen në fillimin e sezonit në La Liga, duke vazhduar formën e tij të jashtëzakonshme.

Sulmuesi i Kosovës realizoi një gol të bukur me kokë në minutën e 85-të, duke i siguruar Mallorcas një pikë të vlefshme në barazimin 1:1 ndaj Atletico Madridit.

Mallorca ishte vendase në ndeshjen e xhiros së pestë të kampionatit spanjoll, ku mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 79-të me golin e Conor Gallagher, ndonëse ishin me një lojtar më pak që nga minuta e 73-të.

Atletico humbi gjithashtu një penallti në minutën e 14-të, me Julian Alvarezin që dështoi nga pika e bardhë.

Muriqi ka shënuar katër gola në katër paraqitjet e para këtë sezon në La Liga, duke regjistruar nisjen më të mirë të tij në një edicion në Spanjë.