Kalo te përmbajtja
Friday, 26 June 2026
Futboll Internacional

Roma e Gasperinit vazhdon me fitore, mposht Nicen në Francë

Roma e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin e ri të Ligës së Evropës, duke marrë fitore të madhe në Francë përballë Nice me rezultat 2:1.

Golat u shënuan nga Ndicka dhe Mancini, të cilët i dhanë ekipit të Gasperinit tre pikë të çmuara në fillim të garës.

Fitorja në Nice i jep Romës një shtysë të madhe për synimin e qartë – triumfin në këtë garë, ku kryeqytetasit llogariten ndër favoritët kryesorë.

Pas suksesit evropian, Roma kthehet në Serie A, ku të dielën do të presë Veronën në stadiumin “Olimpico”, me synimin për të vazhduar serinë pozitive edhe në kampionat.