
Liverpool pësoi humbjen e parë këtë sezon në Premierligë. Crystal Palace triumfoi 2:1, duke i shkaktuar një goditje të papritur skuadrës së Slot.
Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 9-të me golin e Sarr, duke ndezur atmosferën në stadium.
Liverpool provoi të reagojë, por rastet nuk u shfrytëzuan dhe presioni i tyre nuk mjaftoi në pjesën e parë.
Në fund, të kuqtë arritën të barazojnë me anë të italianit Chiesa në minutën e 89-të, duke menduar se shpëtuan një pikë. Por gjithçka ndryshoi menjëherë pas këtij momenti.
Nketiah shënoi golin e fitores për Crystal Palace, duke vulosur rezultatin 2:1.
Liverpool del i mposhtur për herë të parë këtë sezon, ndërsa Palace merr një nga fitoret më të mëdha të edicionit. /Kërlaçki.com/