
Ish-presidenti i Bayernit dhe legjenda e futbollit gjerman, Karl-Heinz Rummenigge, ka ngritur zërin kundër teprimeve financiare që po shënohen në futbollin evropian, sidomos në tregun e transferimeve.
Bavarezët kishin shfaqur interes për sulmuesin 22-vjeçar Nick Woltemade gjatë verës, por në Mynih u konsiderua se kërkesat e Stuttgartit ishin krejtësisht të pabazuara.
Në fund, lojtari u transferua te Newcastle United për shumën e lartë prej 75 milionë eurosh.
Rummenigge, në një deklaratë për Radio dhe Televizionin Bavarez, u shpreh i ashpër:
“Po hyjmë në dimensione që nuk janë më të pranueshme. Stuttgart gjeti një idiot që pagoi aq shumë para për Woltemade.”
Sulmuesi i ri deri tani ka shënuar dy gola në tri paraqitje në Premier League, duke gjetur rrjetën ndaj Wolves dhe Arsenalit.