
Djordje Petroviç ishte në portë për Serbinë në ndeshjen ku Shqipëria triumfoi 1:0 në Leskovac. 26-vjeçari nuk pati çfarë të bënte në goditjen e fuqishme të Manajt që përfundoi në rrjetë, ndërsa në fund ndali një rast të mirë të Bajramit.
Pas ndeshjes, portieri serb shprehu zhgënjimin e tij, duke thënë se skuadra e tij meritonte më shumë nga takimi.
“Sigurisht që jemi të zhgënjyer me rezultatin. Mendoj se meritonim më shumë. Tani varet nga ne që të mbajmë kokën lart, sepse kemi edhe tre ndeshje të tjera përpara,” tha Petroviç.
Ai foli edhe për golin e Manajt: “Ishte një gol shumë i bukur. Nuk është e lehtë të shënosh mes disa lojtarëve, por ai e kapi topin në volej në mënyrë perfekte.”
Sa i përket situatës në minutat e fundit, Petroviç shtoi shkurt: “Në atë moment nuk kisha asgjë për të humbur.”