Dita e parë e Luciano Spallettit si trajner i Juventusit

Luciano Spalletti ka nisur zyrtarisht detyrën e tij si trajner i ri i Juventusit, duke u prezantuar në qendrën stërvitore të klubit dhe takuar lojtarët e stafit teknik. Klubi bardhezi publikoi një video nga dita e tij e parë në Continassa, vetëm disa orë pasi firmosi kontratën e tij tetëmujore.

Ish-trajneri i Napolit dhe i kombëtares italiane u emërua pas shkarkimit të Igor Tudor të hënën. Ndeshjen e fundit në Serie A, fitoren 3-1 ndaj Udineses, e drejtoi përkohësisht trajneri i ekipit “Next Gen”, Massimo Brambilla.

Spalletti ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2026, me mundësi zgjatjeje nëse skuadra siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, mediat italiane raportojnë se kjo klauzolë nuk garanton automatikisht një vit shtesë.

Kjo do të thotë se edhe nëse Juventus e mbyll sezonin në top-katërshen e Serie A, klubi mban të drejtën të ndërpresë bashkëpunimin me Spallettin dhe të nisë një rrugë të re.

Trajneri i ri u prit në Continassa nga drejtori sportiv Damien Comolli dhe ish-kapiteni Giorgio Chiellini, i cili sipas raporteve ishte shtytësi kryesor pas këtij emërimi.