Legjenda e futbollit David Beckham përjetoi “momentin më krenar” të jetës së tij, duke u nderuar me titullin e kalorësit nga Mbretëria e Bashkuar. Ceremonia u mbajt në Windsor Castle me praninë e gruas së tij, Victoria Beckham – tashmë Lady Beckham – dhe prindërve të tij.
Beckham, 50 vjeç, mori titullin “Sir” për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm në sport dhe aktivitetet bamirëse. Ceremonia shënoi fundin e pritjes së gjatë: ai ishte nominuar për kalorësim që në vitin 2011 për rolin e tij në sigurimin e Lojërave Olimpike të Londrës 2012, por fillimisht u ndalua për shkak të përfshirjes së tij në një skemë shmangie tatimore. Më pas, pasi çështjet financiare u kryen, rruga u hap për këtë nderim.
Gjatë ceremonisë, Beckham ka zbuluar se mbreti Charles e vlerësoi shumë kostumin e tij — një kostum të zhvilluar nga Victoria, i frymëzuar nga stili i vetë Mbretnirit. Beckham tha: “Ai është njeriu me stilin më elegant që njoh, dhe ai më ka frymëzuar për shumë prej pamjeve të mia përgjatë viteve… Ky kostum ishte diçka që gruaja ime e bëri.”