Sot në mesditë, në stadiumin “Zahir Pajaziti”, zhvillohet ndeshja kthyese e raundit të dytë në UEFA Youth League mes ekipit U19 të Kosovës dhe Hibernian.
Trajneri Ardit Gashi është shprehur optimist përpara këtij takimi vendimtar, duke theksuar përgatitjet serioze të skuadrës.
“Përgatitjet për duelin e kthimit kanë shkuar më së miri. Fatmirësisht, nuk kemi probleme me lëndime apo mungesa për shkak të kartonëve. E gjithë skuadra është në dispozicion”, u shpreh Gashi për faqen zyrtare të klubit.
Ai theksoi se ndeshja do të jetë e vështirë, por ekipi tashmë e njeh më mirë kundërshtarin dhe është përgatitur që të mos përsëritë gabimet e ndeshjes së parë. “Kemi punuar për një paraqitje dinjitoze dhe, pse jo, për ta kthyer rezultatin”, shtoi ai.
Trajneri i ekipit U19 e cilësoi pjesëmarrjen në UEFA Youth League si një emocion të veçantë, por nënvizoi rëndësinë e mbështetjes nga tifozët: “Për ne, edhe më e veçantë do të jetë prania e sa më shumë shikuesve në stadium. Ftojmë të gjithë mbështetësit dhe futbolldashësit që të vijnë dhe t’i përkrahin këta djem që meritojnë shumë.”
PËRBËRJET
2 Korriku U19
Namani – Uka – Berisha – Havolli – Osmani – Vokrri – Stanovci – Fetahu – Zhubi – Shala – Jashanica
Hibernian U19
Mallon – McSporran – McGrath – Gillie – Calder – Bruce – McMurdo – Davidson – Clelland – McDonald – Jimenez