Anid Kurti

Anid Kurti, talenti me rrënjë kosovare ftohet nga Kombëtarja U15 e Finlandës.

Anid Kurti, një prej talenteve më premtues të gjeneratës 2011 në Finlandë, është ftuar nga Kombëtarja U15 e këtij vendi për ndeshjet ndërkombëtare të muajve në vijim. Djali i ish-futbollistit të njohur të Prishtinës dhe skuadrave tjera kosovare, Xhevat Kurti, luan aktualisht si qendërsulmues për ekipin Ilves Tampere U14.

I lindur më 8 dhjetor 2011, Anidi ka dy shtetësi – finlandeze dhe kosovare – dhe po tregon rritje të vazhdueshme në karrierën e tij të hershme. Me një gjatësi prej 1.73 m dhe peshë 65 kg, ai spikat si një sulmues teknik, i shpejtë dhe me instinkt të fortë për të realizuar gola.

anid kurti

Përveç ftesës nga përfaqësuesja finlandeze, interesimi për Anidin po vjen edhe nga klube të rëndësishme evropiane. Ai ka qenë në prova te FC Union Berlin, ndërsa Dinamo Zagreb dhe Heerenveen kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Në kuadër të përgatitjeve ndërkombëtare, Finlanda U15 do të zhvillojë ndeshje ndaj Qipros, Hungarisë dhe Skocisë si dhe priten përballje të tjera me ekipe të huaja e vëzhgime nga skautët evropianë.

Anid Kurti mbetet një emër për t’u ndjekur nga afër, me potencial për të bërë karrierë të suksesshme si në arenën ndërkombëtare, ashtu edhe në përfaqësimin e ndonjë kombëtareje në të ardhmen.