Së fundit, Federata e futbollit të Turqisë, ka bërë me dije se 1 024 futbollistë profesionistë janë për referuar pranë Këshillit Disiplinor për Futbollin Profesional (PFDK) për shkelje të dyshuara lidhur me baste në ndeshje, shkruan Sabah.
Nga ata, rreth 27 lojtare të nivelit të Super Ligës turke janë përfshirë në këtë masë.
Për më tepër, 149 gjyqtarë dhe ndihmës‑gjyqtarë janë pezulluar më herët pasi rezultoi se shumë prej tyre kishin llogari bastesh apo kishin bërë bast në ndeshje futbolli, ka përcjell Ruters.
Si po veprohet
-
TFF ka pezulluar përkohësisht 1 024 lojtarë nga të gjitha nivelet, duke nisur hetimin disiplinor.
-
Ndeshjet në Ligën e Dytë dhe të Tretë janë shtyrë për dy javë, për të lehtësuar klubeve që të përballen me mungesa për shkak të pezullimeve. Super Lig dhe Ligë e Parë vazhdojnë sipas orarit.
-
Po ashtu, TFF ka nisur bisedime urgjente me FIFA për të aktuar një periudhë shtesë prej 15 ditësh për transferime dhe regjistrime, për t’iu përgjigjur nevojave të klubeve pas pezullimeve.
Pse është kaq serioze
-
Ky skandal thekson një krizë të rëndë të besueshmërisë në futbollin turk — kur lojtarë, gjyqtarë dhe zyrtarë rezultojnë të përfshirë në baste, besueshmëria dhe integriteti i garës dëmtohen.
-
Kur përfshihen mbi 1 000 futbollistë dhe qindra gjyqtarë, efekti domino është i madh — klubeve u krijohen mungesa, gara mund të ndikohet.
-
Ligji turk për sportin dhe rregullat e TFF-së parashikojnë sanksione të ashpra për bastet e paligjshme dhe manipulimet e mundshme.