Tifozët e përfaqësueses së Anglisë janë mbledhur në qendër të Beogradit para ndeshjes së sotme kundër Serbisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Një fitore e Anglisë do t’i jepte shumë mundësi Shqipërisë.
Skuadra angleze do të ketë mbështetjen e rreth 2.500 tifozëve, ndërsa të gjitha biletat për takimin në stadiumin “Rajko Mitiç” janë shitur.
Përballja mes Serbisë dhe Anglisë do të zhvillohet sonte nga ora 20:45. Në të njëjtën orë, në Tiranë, do të luhet edhe ndeshja tjetër e grupit K mes Shqipërisë dhe Letonisë.
Pas katër ndeshjesh, Anglia kryeson Grupin K me 12 pikë, ndërsa Sërbia ndodhet në vendin e dytë me 7 pikë nga tre takime të luajtura. Shqipëria ka grumbulluar 5 pikë në katër ndeshje, Letonia një më pak, ndërsa Andorra mbetet pa pikë pas pesë dueleve.
Vetëm fituesi i grupit siguron direkt biletën për Kampionatin Botëror, ndërsa skuadra e vendit të dytë do të luajë në fazën e play-offit.
