Kalo te përmbajtja
Mittwoch, 5 August 2026
FC Drita

Arb Manaj me Dritën rishkruajnë historinë e futbollit të Kosovës

Kampionia e Kosovës, Drita, është kualifikuar në raundin e dytë të Champions League. Me dy fitore, 1-0 dhe 3-2, me tregolësh të „bomberit“ Arb Manaj, dhe me vulën që dha në minutën e 93-të Veton Tusha, do të vazhdojnë ëndrrën tutje kundër Copenhagetit të Danimarkës.

Arb Manaj
Arb Manaj pas golit të sontëm

Qendërsulmuesi Arb Manaj realizoi dy herë për gjilanasit, në minutat 4 dhe 17, duke përfituar nga reagimet e dobëta të mbrojtjes dhe portierit të skuadrës nga Luksemburgu, përcjellë “Kërlaçki”.

Differdange u rikthye në lojë në minutën e 28-të, kur francezi Theo Brusco shënoi me kokë pas një goditje nga këndi. Vendasit barazuan krejtësisht në fund të ndeshjes nga pika e bardhë me Sami Hadji  89′ . Vulën e fitores dhe kualifikim e dha goli i Veton Tushës në minutën e 93-të shtesë.

Presioni i vendasve u përballua dhe Drita ka arritur kualifikimin e parë historik të një skuadre kosovare në raundin e dytë të UEFA Champions League.

forma
Formacionet zyrtare të ndeshjes

Lër një koment