Arbër Hoxha

Në një sfidë të mbushur me tension dhe emocione, Dinamo Zagreb arriti një fitore të rëndësishme ndaj Rijekës me rezultatin 2:1. Goli vendimtar erdhi në minutën e 84-t, kur reprezentuesi shqiptar, Arbër Hoxha, realizoi një gol spektakolar.

Nga e majta, në një pozicion ku të gjithë prisnin një harkim, Hoxha goditi fuqishëm me të djathtën, duke kaluar topin mbi portierin Zlomisliç dhe e dërguar atë në cepin e largët të portës – një gol që ndezi festën në kampin e Dinamos dhe vulosi fitoren.

Me këtë fitore, Dinamo barazohet në krye të renditjes me Hajdukun, që gjithsesi ka një ndeshje më pak dhe mund të shkëputet sërish të dielën, në përballjen me Slaven Belupon. Ndërkohë, Rijeka renditet në vendin e shtatë me 14 pikë.

Arbër Hoxha, 27-vjeçari nga Kosova dhe pjesë e Kombëtares Shqiptare, shënoi golin e tij të tretë këtë sezon për Dinamon, ndërsa ka kontribuar edhe me dy asistime.