Ardit Tahiri
Ndër lojtarët që munguan në ndeshjen miqësore të të Llapit ndaj Rilindjes 1974 ishte edhe qendërsulmuesi Ardit Tahiri.
Ai u pa duke bërë vrapime të lehta rreth fushës, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës luante.
Mosaktivizimi i tij duket të jetë i lidhur me një mundësi largimi të afërt, pasi për 22-vjeçarin ka interesim nga skuadra elitare të Polonisë dhe Ukrainës.
Sidoqoftë, një nga ofertat e para nuk ishte bindëse për shkak të kushteve financiare.
Tahiri vjen pas një sezoni mbresëlënës me fanellën e Llapit, ku në 43 ndeshje ka shënuar 19 gola dhe ka dhuruar 4 asistime, duke konfirmuar veten si një nga sulmuesit më produktivë në futbollin kosovar.
Ai përfaqësohet nga menaxheri Haris Fakic.