Superliga e Kosovës mbyll javën e parë të edicionit të ri me një duel të fortë në Gjilan, ku skuadra vendase përballet me kampionin aktual, Ballkanin. Kjo ndeshje jo vetëm që sjell përballje mes dy skuadrave pretendente për kreun, por vjen edhe me një histori që flet qartë në favor të suharekasve, përcjellë "Kërlaçki". https://kerlacki.com/my-ffk-epoka-e-digjitalizimit-qe-nuk-nisi-ende/?fbclid=IwY2xjawMP7blleHRuA2FlbQIxMABicmlkETBmVGhzb21tTUhBOTdOdWFWAR7BCNciWIegONP836WcU8srpH_2fEyyUWwXdbf4wAh8mEbXm4efrqYXITh2xw_aem_Xsjk0c8S3KmoRk65ltXy4w Historiku i ndeshjeve ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit tregon një dominim të qartë të portokallezinjve. Në gjithsej 28 përballje, Ballkani ka regjistruar 14 fitore, 8 barazime dhe vetëm 5 humbje, me një golaverazh bindës: 41 gola të shënuar dhe 22 të pësuar. Në katër vitet e fundit, dominimi është bërë edhe më i theksuar. Në 14 takimet e fundit, Ballkani ka humbur vetëm një herë ndaj Gjilanit, çka tregon qartazi konsistencën e suharekasve. https://kerlacki.com/mezi-po-presim-ta-nisi-kampionatin-nuhiu-flet-para-perballjes-me-ballkanin/?fbclid=IwY2xjawMP7V1leHRuA2FlbQIxMABicmlkETBmVGhzb21tTUhBOTdOdWFWAR7boJogdqyI54C-i5_H780Avk-7gNV6yUhsTTufpwAI1u9eHDKPflTlY05ANQ_aem_687QkmGKDwyJObT507ylAQ Përkundër dominimit, sezoni i kaluar tregoi një ekuilibër të ri në këtë përballje. Në katër ndeshjet mes vete, të dyja skuadrat regjistruan nga një fitore, ndërsa dy ndeshje përfunduan baras – një sinjal se rivaliteti po bëhet gjithnjë e më i fortë. Ndeshja e sotme fillon nga ora 16:30. https://kerlacki.com/shehi-para-sfides-me-gjilanin-ska-me-evrope-tani-nis-beteja-per-titull/?fbclid=IwY2xjawMP7Y5leHRuA2FlbQIxMABicmlkETBmVGhzb21tTUhBOTdOdWFWAR7MY_83Y0IVbm2rVBATp6PTE50xXc9dyT8GX3d7fNR8-apyfoeyu8m6t3U81w_aem_56qBTD9dOOEKcyiwfvB1Og