Zum Inhalt springen
ballkani formacioni 1

Ballkani gati për Evropë – formacioni i Shehit, provat e fundit dhe kundërshtari në raundin e dytë

Von
2 Min. Lesezeit

Kampioni i trefishtë i Kosovës, FC Ballkani, është duke bërë përgatitjet për ndeshjet e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku do të përballet me fituesin e çiftit Floriana (Malta) – Haverfordwest County (Uells).

Takimi i dytë mes këtyre dy skuadrave luhet këtë javë dhe Ballkani do të mësojë kundërshtarin pas përfundimit të raundit të parë.

Skuadra e drejtuar nga Ogres Shehi ka zhvilluar fazën përgatitore në Ohër ku ka zhvilluar disa ndeshje miqësore, por spoikatën fitoret ndaj Strugës (2:1) dhe Rabotniçkit (2:0), duke dhënë sinjale pozitive për gjendjen e grupit.

518936376 18050819231618265 8042017324163900299 n
Trajneri i FC Ballkanit, Orges Shehi

Në atë takim, Ballkani u mposht minimalisht 1:0 nga Gjilani, me golin e vetëm të shënuar nga Mehdi Çoba. Skuadra e Shehit provoi të rikthejë stilin e njohur të lojës nën drejtimin e mëparshëm të Ilir Dajës – me dominim, posedim dhe pasime të shpejta – por pa efikasitet në fazën e fundit.

Rasti më i mirë për Ballkanin erdhi në fundin e takimit, kur u akordua penallti pas një loje me dorë nga Yll Ibrahimi. Giovani mori përgjegjësinë, por goditjen e tij nga pika e bardhë e priti Vokli Laroshi, duke vulosur humbjen për suharekasit.

Pamje nga ndeshja Gjilani - Ballkani
Pamje nga ndeshja Gjilani – Ballkani

Shehi tashmë e ka bazën e formacionit dhe synon që përballjen e parë evropiane ta hapë me rezultat pozitiv. Ballkani mbetet ndër ekipet më me përvojë në Evropë nga Kosova, dhe përballja në raundin e dytë do të jetë një tjetër mundësi për të shkruar histori.

Në ndeshjen miqësore të fundit ndaj Gjilanit, Ballkani u paraqit me këtë formacion që pritet të jetë baza për përballjen evropiane.

Formacioni 4-2-3-1

Screenshot 2025 07 16 113720
Formacioni i fundit
Teilen: Facebook X