Zum Inhalt springen
auto draft 23

Baton Zabërgja prezantohet te Matalist 1925 – nënshkruan për tri vite me mundësi vazhdimi

Von
1 Min. Lesezeit

FC Metalist 1925 ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të Kosovës, Baton Zabërgja. Futbollisti 24-vjeçar ka nënshkruar kontratë 3+1 vjeçare me klubin ukrainas dhe do të mbajë fanellën me numrin 72.

Zabërxha e nisi karrierën e tij te skuadra e vendlindjes, Vushtrria, për të vazhduar më pas te Drenica dhe Gjilani.

Në verën e vitit 2023, ai kaloi te Dinamo City në Shqipëri, ku zhvilloi 83 ndeshje, duke realizuar 23 gola dhe dhënë 18 asistime.

auto draft 21
Baton Zabërgja

Me Dinamo City ai fitoi Kupën e Shqipërisë në sezonin 2024/2025 dhe u zuri vendin e tretë në kampionat.

Në qershor të këtij viti, Zabërgja debutoi edhe me Kombëtaren e Kosovës, duke luajtur titullar në miqësoren kundër Armenisë.

auto draft 22
Baton Zabërgja

Me kalimin te Metalist 1925, sulmuesi kosovar synon të bëjë hapin e radhës në karrierën e tij dhe të lërë gjurmë në futbollin ukrainas.

Teilen: Facebook X