E ardhmja e mesfushorit 32-vjeçar Granit Xhaka është temë kryesore në Bayer Leverkusen ditët e fundit. Fillimisht, interes për shërbimet e tij shfaqi Milani dhe disa skuadra të tjera italiane.
Më pas, u raportua për një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite, ndërsa së fundmi në garë për nënshkrimin e tij janë përfshirë Sunderland, që rikthehet në Premier League, dhe Fenerbahçe, raporton “Kërlaçki”.
Megjithatë, Xhaka vazhdon të stërvitet me Bayer Leverkusenin në Brazil.
Drejtori sportiv i klubit, Simon Rolfes, foli për situatën e mesfushorit në një konferencë për shtyp.
“Graniti është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, jo vetëm për ekipin por edhe për klubin në përgjithësi. Interesi për të është i madh, por qëllimi ynë kryesor është ta mbajmë atë. Natyrisht, duhet të diskutojmë me lojtarin për të kuptuar ambiciet e tij. Por një gjë është e qartë – çdo transferim do të bëhet vetëm nëse është fitimtar për të dy palët,” tha Rolfes, duke cituar “Kicker”.

Leverkuseni shpreh kënaqësi të madhe për kontributin e Xhakës.
“Ne kemi ende tre vite kontratë me Granitin dhe jemi shumë të kënaqur me të. Synojmë shumë për edicionet e ardhshme dhe për këtë arsye çdo transferim mund të bëhet vetëm nëse është i favorshëm për të gjitha palët. Duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë, por qëllimi ynë mbetet që Graniti të qëndrojë me ne,” shtoi Rolfes.
Sipas raportimeve të fundit, klubi arab Neom SC është tërhequr nga gara për Xhakën, pasi refuzoi të paguajë shumën prej 20 milionë eurosh për transferimin e tij.
