Kalo te përmbajtja
Montag, 3 August 2026
Bundesliga

Bayern me fitore dramatike, Leverkusen ndalet në Bremen, Avdullahu asiston

Java e dytë e Bundesligës gjermane dhuroi emocione dhe rezultate interesante.

Bayern Munich arriti me shumë vështirësi të marrë tri pikë në transfertë ndaj Augsburgut, duke fituar me rezultat 3-2. Bavarezët krijuan epërsi të thellë 3-0, por vendasit u rikthyen me dy gola dhe i shtuan dramatikën sfidës, megjithatë pa arritur ta shmangin humbjen.

Në këtë ndeshje u aktivizua edhe mesfushori kosovar Elvis Rexhbeçaj, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 39-të, pas lëndimit të Marius Wolf.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Bayern në fillim të sezonit, pasi në javën hapëse kishin triumfuar bindshëm 6-0 ndaj RB Leipzigut. Nga ana tjetër, Augsburgu vjen pas suksesit 3-1 ndaj Freiburgut, por këtë herë nuk arriti të ndalte kampionin gjerman.

Ndërsa një tjetër ndeshje spektakolare u zhvillua në Bremen, ku Werder Bremen dhe Bayer Leverkusen ndanë pikët pas një barazimi plot gola, 3-3, duke treguar lojë ofensive dhe të hapur deri në minutat e fundit.

Ndërsa Leon Avdullahu, lojtari i fundit që ka pranuar ftesën për të luajtër për Kosovën, ka asistuar në golin e fundit në sekondat e fundit të Hoffenheim kundër Frankfurtit.

Hoffenheim 1-3 Eintracht Frankfurt
RB Leipzig 2-0 Heidenheim
Stuttgart 1-0 B. Monchengladbach
Werder Bremen 3-3 Bayer Leverkusen
Augsburg 2-3 Bayern Munich