Zvonimir Boban, presidenti i bordit drejtues të Dinamos dhe ish-kapiteni legjendar i Kroacisë, ka dhënë një shembull të veçantë duke iu bashkuar stërvitjes së ekipit të kadetëve të klubit. Ai jo vetëm që mori pjesë nga afër në seancë, por zhvilloi edhe ushtrime me futbollistët e rinj, duke u aktivizuar në lojë krah për krah me ta.
Dinamo publikoi fotografitë e Bobanit në rrjetet sociale, të shoqëruara me mesazhin:
“As posti, as vitet nuk e shuajnë dashurinë e parë dhe të vërtetë. Presidenti i bordit drejtues, Zvonimir Boban, iu bashkua sot stërvitjes së kadetëve tanë dhe mati forcat me luanët tanë të vegjël.”
Ni funkcija ni godine ne gase onu prvu i pravu ljubav. 💙
Predsjednik Uprave Zvonimir Boban priključio se današnjem treningu naših kadeta i odmjerio snage s našim mladim lavovima. ⚽️🦁📸 Mario Beljo/GNK Dinamo pic.twitter.com/rjwYLPCxx4
— GNK Dinamo (@gnkdinamo) August 26, 2025
Ky gjest i Bobanit vjen në një periudhë pozitive për Dinamon, e cila ka nisur sezonin në Superligën Kroate me katër fitore radhazi, duke arritur një golavarazh mbresëlënës prej 10:0.