Në një ceremoni të mbajtur në qytetin e tij të lindjes, Gondomar në Portugali, u përcoll për në shtëpinë e fundit, futbollisti i Liverpool-it, Diogo Jota, së bashku me vëllain e tij, André Silva, të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në Spanjë.
Në nder të Jotës, lojtarët e Liverpool-it, të udhëhequr nga kapiteni Virgil van Dijk, vendosën një kurorë lulesh në formë të fanellës me numrin 20, që ai mbante te klubi. Po ashtu, ishin të pranishëm edhe bashkëlojtarë të tjerë si Andy Robertson, Ruben Dias, Bernardo Silva, Joe Gomez, Darwin Núñez, si dhe drejtues të klubit Richard Hughes dhe Michael Edwards.

Nga Portugalia, morën pjesë trajneri Roberto Martínez dhe lojtarë të njohur si João Félix, Bruno Fernandes, Ruben Neves, João Mário dhe Nelson Semedo.
Ceremonia u zhvillua në kishën barokale “Igreja de São Cosme e São Damião”, ku Jota kishte njohur bashkëshorten e tij, Rute Cardoso, 13 vjet më parë. Vetëm 11 ditë para aksidentit, Jota dhe Rute kishin kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Ata lanë pas tre fëmijë të vegjël.
