Kalo te përmbajtja
Montag, 3 August 2026
Futboll Internacional

Conte: Fati i pamëshirshëm me De Bruyne – kartoni i kuq e shkatërroi ndeshjen ndaj Manchester City

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, e pranoi se fati ishte i ashpër me Kevin De Bruyne në rikthimin e tij ndaj Manchester City, por gjithashtu u shpreh i kënaqur me disa aspekte pozitive të paraqitjes së skuadrës së tij në humbjen 2-0 në Ligën e Kampionëve. “Ndjeva se mund t’i dëmtonim, por kartoni i kuq e shkatërroi krejt ndeshjen.”

Plani i Napolit ndryshoi herët në ndeshje, kur Giovanni Di Lorenzo u ndëshkua me të kuq në minutën e 21-të për një ndërhyrje të gabuar ndaj Erling Haaland. Kjo e detyroi Conten të largonte nga loja Kevin De Bruyne për t’i bërë vend Mathias Olivera-s, duke i dhënë fund pa bujë rikthimit të shumëpritur të belgut ndaj ish-skuadrës së tij.

“Na mbeti një shije e hidhur në gojë, sepse ishte zhgënjyese”, tha Conte për Sky Sport Italia, përcjellë Kërlaçki.
“Kishim përgatitur ndeshjen sipas mënyrës se si luajtëm në 20 minutat e para, dhe kartoni i kuq e shkatërroi gjithçka. Nuk dua të them nëse ishte vendim i drejtë apo jo, sepse nuk e pashë, por është mjaft e vështirë të luash kundër City-t edhe kur je 11 kundër 11.”

Ai shtoi: “Kisha parë një qëndrim shumë pozitiv nga djemtë dhe mendoj se City do ta kishte pasur shumë të vështirë përballjen me ne sonte. Pas asaj që ndodhi, djemtë bënë mirë që rezistuan. Është e vështirë në vetvete, por kur je me 10 lojtarë për 75-80 minuta, bëhet e pamundur.”

De Bruyne
De Bruyne

Keqardhje për De Bruyne

Conte foli edhe për momentin kur u detyrua ta zëvendësonte De Bruyne vetëm pas 26 minutash:
“Fati ndonjëherë është i pamëshirshëm. Vitin e kaluar kishim vetëm një karton të kuq në Serie A. Sot e morëm pas 20 minutash. Heqja e De Bruyne ishte e vetmja gjë që mund të bëja në atë moment. Më erdhi keq për të, humbëm cilësinë e tij dhe ia morëm mundësinë për të luajtur në stadiumin e ish-skuadrës së tij. Por nuk kisha zgjidhje tjetër.”

Napoli rezistoi për 56 minuta, deri sa Haaland finalizoi një asist të shkëlqyer nga Phil Foden, ndërsa më pas Jeremy Doku vulosi rezultatin 2-0 me një driblim spektakolar.

Conte u pa i irrituar në vijën anësore, duke u ankuar se lojtarët e tij nuk po mbanin topin mjaftueshëm gjatë:
“Jam shumë i sinqertë, dhe më duhej ta them se filluam shumë mirë në 20 minutat e para, me presion të lartë që i shqetësoi. Kisha ndjesinë se mund t’i godisnim. Më vjen keq që ndeshje të tilla shkatërrohen nga kartonë të kuq, sepse nuk e merr vesh kurrë si do të përfundonte vërtet dueli.”

Gabime taktike dhe mësime të vlefshme

Conte pranoi gjithashtu se zëvendësimi i Matteo Politano-s, i cili kishte mbrojtur mirë ndaj Doku, solli edhe çarjen në prapavijë:
“Matteo nuk është mbrojtës krahu, ai mund të ndihmojë në mbrojtje kur është e nevojshme, por jo të luajë vetëm në atë rol. Ndryshuam formacionin në 3-5-2 për të mbajtur rezultatin, dhe përpiqem ta lexoj pozitivisht sakrificën e skuadrës.”

Rasmus Højlund mbeti i izoluar përpara, ndërsa trajneri komentoi përpjekjet për të ushtruar presion:
“Këto janë ndeshje ku detyrohesh të mbrohesh. Kur provuam të ushtrojmë presion në një rimënie, e pësuam. Ishte një gabim. Synimi ishte të hynim në duele individuale, por me një lojtar më pak duhet të mbrohesh dhe të presësh ndonjë kundërsulm. Nuk donim të luanim kështu, por ishim të detyruar.”

Conte përfundoi:
“Jam i kënaqur me mentalitetin e këtyre djemve. Nuk jemi mësuar të luajmë me një më pak. Ishte hera e parë që u testuam në këtë mënyrë – dhe pikërisht ndaj kundërshtarit më të fortë. Pashë gjëra pozitive, sidomos dëshirën për të qenë në të njëjtin nivel me Cityn.”

Kartoni i kuq do ta përjashtojë Di Lorenzon edhe nga ndeshja e radhës në Ligën e Kampionëve kundër Sportingut, më 1 tetor në “Stadio Maradona”.