Xherdan Shaqiri

#post_seo_title

Skuadra e Xherdan Shaqirit, Basel, është eliminuar nga Play Off-i i Ligës së Kampionëve, pas humbjes 2:0 në transfertë kundër Copenhagen në Danimarkë.

Me këtë fitore, danezët siguruan kualifikimin në fazën e grupeve të garës më prestigjioze evropiane.

Golat për Copenhagen u shënuan nga Cornelius dhe Muokoko, duke vulosur një sukses të merituar për vendasit.

Kështu, Baseli i Shaqirit do të vazhdojë rrugëtimin evropian këtë sezon në Europa League.

Kujtojmë se në fazën e dytë të eliminatoreve, Copenhagen kishte mposhtur kampionin e Kosovës, Dritën.

Drita - Copenhagen
Drita – Copenhagen