David Alaba, mbrojtësi austriak, duket se është shumë afër një marrëveshjeje me Udinese Calcio. Kjo njoftohet nga babai i tij, George Alaba, i cili dje kishte deklaruar se djali i tij do të merrte një vendim për klubin e ri shumë shpejt. Në fakt, vetëm një ditë më pas, zërat mbi kalimin e tij në Serie A janë intensifikuar.
Sipas informacioneve nga Fabrizio Romano, Alaba ka arritur një marrëveshje gojore me udhëheqësit e Udinese-së, dhe tani po shqyrtohen detajet formale të kontratës mes palëve. Kjo do të ishte një fazë e re për 34-vjeçarin, i cili ka qenë pa klub që nga fillimi i korrikut, kur përfundoi kontrata e tij me Real Madridin.
Gjatë kësaj periudhe, Alaba u lidh edhe me klube të tjera si Union Berlin, Hamburger SV dhe Club América. Megjithatë, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit, duket se mbrojtësi veterani ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij në futbollin italian. Të gjithë sytë tani janë të drejtuar drejt Udinese-s, në pritje të një njoftimi zyrtar për transferimin e tij.