20. September 2026

Differdange 2-3 Drita, golat dhe momentet më të mira të ndeshjet

Differdange - Drita

Kampioni i Kosovës, Drita, është bërë klubi i parë kosovar që kalon raundin e parë të Ligës së Kampionëve, pas fitores 3-2 si mysafire ndaj Differdange në Luksemburg (rezultati i përgjithshëm 4-2).

Gjilanasit e nisën vrullshëm sfidën: në minutën e 4-t, Arb Manaj zhbllokoi ndeshjen pas një aksioni të bukur, ndërsa në minutën e 17-të shënoi sërish për 2-0. Differdange reagoi për 2-1 me golin e Bruscot, ndërsa në minutën e 88-të barazoi nga penalltia për 2-2.

Në fund, Veton Tusha shënoi golin e fitores në kohën shtesë, duke vulosur një sukses historik për Dritën dhe për futbollin e Kosovës.

Skuadra nga Gjilani tani kualifikohet për raundin e dytë, ku do të përballet me FC Copenhagen.

Lini një Koment