Ramiz Sadiku ka nisur me fitore sezonin e ri të Ligës së Parë, duke triumfuar në derbin kryeqytetas ndaj 2 Korrikut me rezultat 2-1. Ndeshja u vendos nga talenti Arjol Bllaca, i cili shkëlqeu në debutimin e tij, duke shënuar të dy golat për skuadrën. Trajneri Alban Dragusha u shpreh i kënaqur me paraqitjen e ekipit pas sfidës: "Jemi skuadra me moshën më të re në ligë, kemi shumë cilësi brenda ekipit dhe shpresojmë shumë që do ta kemi një sezon shumë të mirë," deklaroi Dragusha për "Kërlaçki". [caption id="attachment_23998" align="alignnone" width="1080"] Ramiz Sadiku - 2 Korriku 2:1[/caption] Dragusha thoë se skuadra e tij nuk është në mesin e favoritëve, por gjithsesi ka besim të madh te futbollistët që ka në dispozicion. "Nuk jemi në mesin e favoritëve, por kemi besim të jashtëzakonshëm te ky grup i futbollistëve që kemi në organikën tonë". Në xhiron e dytë, kryeqytetasit do të jenë mysafir të Istogut. Më pas Ramiz Sadiku pret në shtëpi skuadrën e Prizrenit. [caption id="attachment_23999" align="alignnone" width="1080"] Alban Dragusha[/caption] https://kerlacki.com/trepca-nis-sezonin-bindshem-baliqi-i-kenaqur-dominuam-nga-minuta-e-pare/?fbclid=IwY2xjawMNvcFleHRuA2FlbQIxMAABHjLt7zvAf4HE9mOnntZdhGduv7tqisHcC93wvvKtklklTTAHyBAJdP8ktwds_aem_HYufndfWK_K0OS3nog61Wg