Kalo te përmbajtja
Dienstag, 4 August 2026
Raiffeisen Liga e Parë

Dramë dhe emocione në Ligën e Parë

Java e fundit në Ligën e Parë dhuroi ndeshje dramatike dhe plot emocione.

Rezultatet e Javës së 4-të
Rezultatet e Javës së 4-të

Feronikeli 74 bëri detyrën në shtëpi, duke marrë një fitore të rëndësishme, ndërsa Vëllaznimi, pas avantazhit të hershëm 0-2, u detyrua të shënonte edhe golin e tretë, pasi vendasit ngushtuan rezultatin në 1-2.

Spektakël i vërtetë u pa në Mitrovicë, ku Trepça ’89 dhe Tefik Çanga zhvilluan një thriller. Mitrovicasit kryesuan 2-0, por miqtë shënuan për 2-1 në fund të pjesës së parë. Në fraksionin e dytë, skuadra e trajnerit Sherif Topalli përmbysi gjithçka, duke fituar 2-3.

Dramë pati edhe në Vushtrri. Mysafirët shënuan të parët për 0-1, por vendasit reaguan fuqishëm dhe kaluan në epërsi 3-1. Megjithatë, ferizajasit nuk u dorëzuan dhe në fund arritën një barazim të vlefshëm 3-3.

Istogu triumfoi në derbin rajonal kundër Besës, ndërsa ndeshja kryesore e javës sipas renditjes, ajo mes Trepçës dhe Ramiz Sadikut, përfundoi pa gola (0-0), duke dëshmuar edhe njëherë forcën dhe rezistencën e prishtinasve.

Në anën tjetër, KEK-u mposhti Rilindjen 1974 me shifrat 2-1, ndonëse kishte avantazh prej dy golash.

Tabela pas javës së 4-të
Tabela pas javës së 4-të