Drita 1-0 Differdange – Momentet kryesore të ndeshjes

Drita e Gjilanit, kampione e Kosovës, triumfoi me rezultat minimal 1-0 ndaj kampionëve të Luksemburgut, Differdange, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Golin vendimtar e realizoi Arb Manaj në minutën e 74-t, duke i dhënë ekipit të tij një epërsi të rëndësishme para sfidës së kthimit në Luksemburg që zhvillohet pas një jave.
Më poshtë momentet më të mira të ndeshjes nga KTV që ishte transmetues i kësaj ndeshje.


