Zum Inhalt springen
Almir Ajzeraj

Drita përmbyset në Bukuresht, tifozët shpërthejnë në kritika – Ajzeraj në qendër të pakënaqësive

Von
2 Min. Lesezeit

Përkundër epërsisë 0:2 dhe një paraqitjeje të mirë për më shumë se një orë lojë, Drita u mposht në fund nga FCSB me rezultat 3:2 në Bukuresht, në kuadër të raundit të dytë të Ligës së Konferencës.

Pas ndeshjes, reagimet në rrjetet sociale nuk munguan. Megjithëse faqja zyrtare e klubit nga Gjilani në Facebook vazhdon të ketë komentet e mbyllura, tifozët kanë shpërndarë opinionet e tyre në platforma të tjera, përfshirë grupin e njohur “Since 1947”, ku janë të përqendruar shumë prej simpatizantëve bardhekaltër.

Por jo vetëm rezultati ka nxitur reagime –një postim ka ngjallur vëmendje. Interesant është fakti se një postim fillestar në rrjetet sociale, me tone të ashpra dhe nënkuptime kritike ndaj trajnerit Zekirija Ramadani, u fshi pas më shumë se një ore dhe u zëvendësua me një tekst më të butë dhe neutral.

Since 1947
Since 1947

Ndërsa, në fokus të kritikave të komentuesve ka qenë mesfushori Almir Ajzeraj. Dy nga komentet më të pëlqyera, të publikuara nga Kushtrimi dhe Doni S., e vlerësojnë si të papërshtatshëm për ekipin: “Ajzeraj kurrë lojtar s’bohet, boll u prit”.  “Ajzeraj veç ka diçka që ua zë sytë kryesisë, se ndryshe s’ka shans”.

Kritika ka pasur edhe për trajnerin Zekirija Ramadani. Landrit C. e cilëson atë si “trajnerin më të dobët në historinë evropiane të Dritës”, ndërsa Abdyl M. kritikon pozicionimet taktike dhe përzgjedhjen e formacionit, duke sugjeruar se vendimet e trajnerit nuk janë të pavarura.

“Kur e vendos mesfushorin kreativ qendër mbrojtës, t’u pas mbrojtës në bankë, çka pret tjetër? Edhe Ajzeraj nuk është me lujt standard shumë moti, nuk është kërka”, thotë ndër tjera ky komentues i quajtur Abdyl.

“Dy penallti Copenhages, një penallti Steauas… Duhet mi thirr mendjes trajneri bashkë me lojtarë se diçka s’është në rregull”, thotë komentuesi me emrin Engjull.

Përveç kritikave, pati edhe paralelizma me ndeshje të tjera evropiane ku skuadrat shqiptare pësuan penallti të ndryshme.

Megjithatë, pati edhe pak zëra pozitivë. Gramos S. shkroi, “Bravo, lojë perfekte, angazhim i madh. Me pak fat do të ishte barazim. Presim kthimin. Me këtë angazhim, vetëm fitore”.

Drita do të ketë rastin ta përmbysë rezultatin në ndeshjen kthyese që do të zhvillohet në Prishtinë, ku mbështetja e tifozëve mund të jetë vendimtare për kualifikim.

Teilen: Facebook X