Kalo te përmbajtja
Montag, 3 August 2026
FC Drita

Drita sfidon Differdangen për biletën historike në fazën e grupeve

Klubi gjilanas, Drita, sot (e enjte) e pret Differdangen nga Luksemburgu në përballjen e parë të fazës “play-off” për kualifikim në Ligën e Konferencës.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00.

Pas dueleve të forta ndaj gjigantëve evropianë si Copenhagen dhe FCSB, ku ekipi i Zekirija Ramadanit tregoi cilësi por u penalizua nga mungesa e fatit, ‘Intelektualët’ kanë tani një mundësi të artë për të siguruar për herë të parë fazën e grupeve të garave evropiane.

FCSB - Drita 0-1
FCSB – Drita 0-1

Kundërshtari është i njohur: Differdange, ndaj të cilit Drita ka kujtime të mira nga vera e kaluar, kur fitoi dy herë – 1-0 në Gjilan dhe 3-2 në Luksemburg.

Përballja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Luksemburg, aty ku pritet të vendoset edhe biletën historike për fazën e grupeve.