Kalo te përmbajtja
Freitag, 7 August 2026
Diaspora

E kryer, Edon Zhegrova arrin marrëveshje me Marseillen, nuk mund ta priste më Juventusin

Edon Zhegrova është shumë pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij. Ylli kosovarka arritur marrëveshje të plotë personale me gjigantin francez, Olympique Marseille, për një kontratë pesëvjeçare që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në vitin 2030.

26-vjeçari shihej prej kohësh si një objektiv i Juventusit dhe për një periudhë të gjatë bardhezinjtë u konsideruan favoritë për të siguruar shërbimet e tij.

Megjithatë, Zhegrova ka vendosur të zgjedhë Marseillën, duke i dhënë përparësi projektit sportiv të klubit francez, që është në proces rindërtimi dhe ka ambicie të mëdha në Ligue 1 dhe garat evropiane.

 

Tashmë, i vetmi hap që ndan këtë transferim nga zyrtarizimi është marrëveshja mes Marseille dhe Lille, ku Zhegrova ka qenë ndër lojtarët më të spikatur në sezonet e fundit.

Me numrin 23 në shpinë, ai është bërë një figurë kyçe për skuadrën franceze, duke impresionuar me shpejtësinë, driblimet dhe lojën kreative, që kanë tërhequr interesin e shumë klubeve të njohura evropiane.

Edon Zhegrova
Edon Zhegrova

Ky hap shihet si një nga transferimet më të rëndësishme të merkatos verore për futbollistët shqiptarë, ndërsa Zhegrova do të kërkojë të lërë gjurmë edhe në fanellën e Olympique Marseille.