Edon Zhegrova ka zgjedhur Juventusin, tashmë është njoftuar edhe Marseille

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, është shumë pranë transferimit te Juventusi.
Sipas “Tuttosport”, 25-vjeçari ka njoftuar Olympique Marseille se tashmë ka marrë vendimin përfundimtar dhe pret vetëm thirrjen nga Torino për të zyrtarizuar kalimin e tij.
Sulmuesi i krahut ka arritur marrëveshje personale me “Zonjën e Vjetër”, ndërsa Juventusi është në bisedime të avancuara me Lille për transferimin.

Francezët kërkojnë 20 milionë euro, kurse klubi italian ka ofruar 15 milionë, me palët që po negociojnë për të mbyllur marrëveshjen.
Përpara se të finalizohet operacioni Zhegrova, bardhezinjtë janë duke pritur edhe shitjen e Nico Gonzalezit te Atletico Madrid.
Ndërkohë, Zhegrova ka pranuar kushtet e ofruara nga Juventusi dhe tashmë ka nënshkruar një parakontratë me klubin italian. Marrëveshja parashikon një kontratë deri në vitin 2030 me pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh.
Ky transferim shihet si një hap i madh për karrierën e ish-yllit të Lille, i cili pritet të bëhet përforcim i rëndësishëm për krahët e Juventusit.


